Trajneri i Maqedonisë: Ndeshjen më të mirë të eleminatoreve e kemi ruajtur kundër Shqipërisë
Pëlqej
Igor Angelovski trajneri i Maqedonisë ka shprehur bindjen e plotë se Maqedonia do të luajë një ndeshje në sulm dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për të zhvilluar sfidën mëtë mirë të këtyre elemintaroreve.

“Jemi të lumtur që luajmë në Stumicë, qytetin i cili na dha lojtarin tonë më të mirë, Goran Pandev. Unë besoj se nesër do të luajmë ndeshjen më të mirë të këtyre kualifikueseve, ndaj komshinjve tanë perëndimorë. Nuk mendoj se kush është favorit, por si të prezantojmë veten në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

“Atmosfera në ekipin kombëtar është në nivelin më të lartë dhe jemi gati për të dhënë maksimumin. Besoj se tifozeria maqedonase do të na japë mbështetjen e mjaftueshme dhe ne do të arrijmë një rezultat pozitiv. Nuk e kam zgjedhur ende ekipin që do të hedh në fushë, por besoj se do të jetë një rreshtim ofensiv, i cili do të ketë për detyrë që të na sjellë fitoren”, tha Angelovski. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori