Trajneri i Marseille: Përballja me Atletikon, si një çokollatë
Pëlqej
Trajneri i Marsejës, Rudi Garsias, i pyetuar se si do mund ta largonte stresin përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme sa finalja me Atletiko Madridin e ka konsideruar këtë përballje si një çokollatë, transmeton albeu.com

“Është një çokollatë e zezë, me 70% kakao. Atletiko është favorite pa dyshim. Është një ekip solid në mbrojtje dhe ka rekordin më të mirë në repartin e prapavijës në Spanjë" ka thënë Garsias.

"Por ajo që është pozitive është fakti që kjo është vetëm një ndeshje. Dhe në një ndeshje gjithçka mund të ndodhë” ka shtuar më pas tekniku i Marseille. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori