Trajneri i Milanit optimist: Mundëm Barcelonën e madhe
Pëlqej
Milani mundi Barcelonën në limitet e kohës së rregullt me anë të një goli të shënuar nga portugezi Silva.

Megjithëse Barcelona mbizotëroi në fushë me rreth 70% të dominimit të topit rezultati shkojë në favor të Milanit.

Pas kësaj fitorje, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka komentuar ndeshjen duke deklaruar se ka akoma për të bërë.

“Vuajtëm shumë edhe pse e dinim se do të ishte një ndeshje e tillë. Në aspektin e cilësisë ishte një hap fals për dallim në ndeshjet ndaj Manchester United dhe Tottenham”, tha Gennaro Gattuso .

Milani i tij u paraqit mirë në mbrojtje, duke ndalur shumë sulme të katalunasve.

“Jam shumë i kënaqur me mbrojtjen, kemi 26 ditë që punojmë. Barça me të rinj? Kjo skuadër vlen mbi 200 milionë euro edhe pse të rinj, janë futbollist që marrin vesh në futboll”.

“Silva është një lojtar i rëndësishëm për ne. Sezonin e kaluar ka vuajtur shumë, por nuk mund të them se i duhet të punojë më shumë pasi punon tepër”.

“Atij i duhet thjeshtë goli që të zhbllokohet, shpresojë që të shënoj shumë”, përfundoi Gattuso. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori