Trajneri i Nigerisë: Mos e bëni me vajzat ruse
Pëlqej
Në 2 kampe të ndryshme, 2 vendime të ndryshme. Federata Argjentinase e Futbollit ka përpiluar një manual sesi tifozët të vendosin mardhënie me femrat ruse., por trajneri i Nigerisë e ka një urdhër kategorik për lojtarët e tij këtë gjë.

Ai i lejon familjarët e lojtarëve ti takojnë ata por jo femra ruse.

“Lojtarët mund të takohen me familjarët e tyre, por jo me vajza ruse. Kategorikisht e ndaluar. Përveç kapitenit Mikel që e ka partneren ruse, të tjerët e kanë të ndaluar. Kështu do të përqëndrohemi.” deklaroj Gernot Rorh.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe vetë kapiteni Obi Mikel. “Kjo do të na ndihmojë të shkojmë përtej fazës së 1/16-tave. Të rinjtë duhet të përqëndrohen dhe të ndërthuren me më të vjetrit” përfundoi kapiteni Mikel. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori