Trajneri i njohur boshnjak shokon Kosovën: Nuk drejtoj skuadra pa ambicie
Federata e Futbollit e Kosovës mendoi të zëvendësonte trajnerin e përfaqësueses, Albert Bunjakin, me një nga emrat më të mëdhenj të futbollit boshnjak, Safet Susiç, por diçka e tillë nuk do të realizohet. Vetë Susiç, aktualisht trajneri i skuadrës së Alanjasporit në Super Ligën turke, ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të Kosovës.

“Nuk ka asgjë të vërtetë që unë do të marr drejtimin e Kosovës. Nuk ka pasur negociata dhe askush nuk më ka kontaktuar për të më pyetur nëse isha i interesuar. Nuk më pëlqen të flas mbi hipoteza, por unë nuk do të pranoja kurrë të drejtoja një kombëtare që nuk ka ambicie të qarta për t’u kualifikuar në një Kampionat Europian apo Kupë Bote”, tha Susiç në një deklaratë për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori