Ylli uellsian i cili tashmë luan tek Real Madrid, duket se nuk e ka interesimin tek
futbolli.
Kështu të paktën insiston trajneri i madh italian, Fabio
Capello, i cili së fundmi ka komentuar situatën e lojtarit.
"Në potencial,
Bale është lojtar fantastik. Kam përshtypjen se
futbolli nuk është më prioritet i tij.
Bale duket lojtar i shpërqendrua – më pëlqen shumë, është i shpejtë, i fort, perfekt për futbollin modern" ka thënë
Capello, transmeton lajmi.net.
"Nëse dëshiron të
jesh kampion, duhet të
jesh 100 për qind i vëmendshëm dhe të fokusohesh vetëm në jetën sportive" ka shtuar italiani.
Bale ishte shumë afër kalimit në Superligën e Kinës gjatë verës. Emri i tij ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm përsëri kur merkatoja e janarit është hapur.
Shtuar më 05/01/2020,
ora 10:48