Trajneri i njohur trondit Real-in: Më thanë se disa lojtarë duhet të luajnë me detyrim
Trajneri kilian Manuel Pellegrini ka folur rreth kohës sa ishte trajner i Real Madridit, duke zbuluar se ishte urdhëruar t’i fuste në formacion disa lojtarë të caktuar pavarësisht rrethanave.

Pellegrini, i cili së fundmi e mori drejtimin e klubit anglez West Ham United, e ka pranuar se temë kryesore diskutimi me hierarkinë e klubit ishte për lojtarët të cilët duhej gjithmonë të ishin titullar, transmeton Gazeta Express.

“Ndër diskutimet më të shpeshta që kisha me drejtuesit e Real Madridit ishte për performancen e lojtarëve”, tha Pellegrini për gazetën kiliane “El Mercurio”.

“Ata më thanë se disa lojtarë duhej të luanin gjithmonë pavarësisht rrethanave, por asnjëherë nuk kam bërë kompromis”, shtoi ai.

Pellegrini ishte trajner i Real Madridit në sezonin 2009/2010.
Shtuar më 06/06/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori