Trajneri i parë i jep një këshillë për pensionimin CR7-s
Pëlqej
Laslo Boloni ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të FIFA-s ku ka folur për kohën që kishte punuar me Cristiano Ronaldon në Sportingun e Lisbonës.

Boloni ishte trajneri i parë i Cristianos dhe faktori kryesor që kishte inkuadruar atë në Sporting Lisbon, atë kohë kur lojtari Portugez filloi hapat e parë të arritjes në majat e futbollit botëror.

”Shpresoj se Cristiano nuk ka marrë ende ndonjë vendim final për penzionimin e tij në ndonjë skuadër që nuk është niveli i tij. Dhe sidomos në një nivel të skuadrave që vetëm mund ta dëmtonin imazhin e tij. Unë mendoj dhe kjo normalisht se duhet të ndodh, që ai të përfundojë karrierën e tij në Real Madrid.”

Gjithashtu ai ka theksuar se si e kishte parë në stërvitje Cristianon, kishte vendosur që mos ta lëshonte nga duart e tij pasi i kuptoi menjëherë aftësitë e Portugezit, përcjell Albeu.com.

Boloni është pyetur nga gazetarët edhe për Leo Messin, kundërshtarin më të madh individual të Cristianos:

”Zemra ime natyrisht më shtyn drejt Ronaldos, por kam respekt maksimal për Messin.”, tha ai./ albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori