Trajneri i Partizanit përjashton talentin, nuk e merr në Austri
Trajneri italian Adolfo Sormanit njihet për ashpërsinë e tij me ekipet drejtuese dhe menjëherë ka bërë "viktimën" e parë te skuadra e Partizanit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Jurgen Bardhi i cili është pezulluar për shkak se ka shfaqur disa probleme disiplinore, shkruan Panorama Sport.

Sormani fillimisht i ka propozuar klubit të marrë masa dhe të gjobisë financiarisht Bardhin, por ndëshkimi është përshkallëzuar më shumë dje, pasi 18-vjeçari ka qenë i vetmi lojtar që nuk ka udhëtuar me ekipin në Austri.

Por në dallim nga vendimi që mori për Bardhin, Sormani ka urdhëruar që Renaldo Kalari të jetë pjesë e delegacionit dhe ai ka udhëtuar me shokët e skuadrës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ndeshja e kthimit kundër Salzburgut do të luhet sot në orën 20:30 ku do të vendosen fatet përfundimtare të dy skuadrave.
Shtuar më 03/08/2016, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori