Trajneri i PSG thur elozhe për yllin e skuadrës (VIDEO)


Trajneri i PSG, është i vetëdijshëm për lojtarët që ka në ekipin e tij.

Së fundmi ai ka lavdëruar talentin më të ri të skuadrës, Kylian Mbappe i cili po shkëlqen edhe pse është në një moshë të re.

Kylian është jashtëzakonisht i talentuar dhe është një person tejet pozitiv gjithashtu. E kam njohur atë për disa jave tanimë dhe mund të them se ai është i uritur për gola dhe fitore”, ka thënë Tuchel.

“Edhe gjatë stërvitjeve, ai është shumë garues dhe ai ka të aftësi të veçante për t’i dhënë lojtarëve të tjerë pozitivitet dhe t’i bëjë ata të përmirësohen”.

“Nuk është e lehtë të përshkruhet, por kështu është ai. Janë disa gjëra që e bëjnë atë unik. Dhe është thjesht e mrekullueshme që ai po luan për skuadrën tonë”.

“Nuk më intereson imazhi i tij. Ai është ai që është. Djaloshi është çdo ditë këtu me një buzëqeshje në fytyre. Ai është një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë”.

“Mund ta ndiej se njerëzit e mirëpresin atë në cilindo stadium këtu në Francë. Do ta shohim nëse e njëjta gjë do të ndodhë në Nimes. Ai është një person shumë i lirë”. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori