Trajneri i Real Madrid zhduket nga bota virtuale
Trajneri i ri i Real Madrid, Julen Lopetegui pas humbjes së miqësores ndaj Manchester United në ndeshjet parapërgatitore të ICC, ka vendosur të fshijë të gjitha profilet e tij në rrjetet sociale.

Ky vendim mësohet të ketë ardhur nga vetë trajneri dhe shkaku kryesorë është që të mos humbi kohë në rrjetet sociale por të përqëndrohet te skuadra dhe misonet e sezonit.

Në të vërtetë Lopetegui, nuk ishte ndonjë përdorues i rregullt i rrjeteve socilae por megjithatë kishte mijëra ndjekës. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2018, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori