Trajneri i ri i Brazilit eshte Menezes dhe jo Ramalho
Albeu.com
Federata braziliane e futbollit, (Cbf) ia ka ofruar pankinën e kombëtares, trajnerit Mano Menezes, teknik aktualisht në pankinën e Corinthians. në pritje të zyrtarizimit, Seleçao përjeton një kaos të vërtetë pasi vetëm në orët e kaluara ishte vendosur për një tjetër trajner.Zgjedhja e parë e presidentit të Federatës Texeira ishte trajneri Muricy Ramalho, por ky i fundit refuzoi pasi klubi i tij Fluminense nuk e lejoi të prishte kontratën. Në këtë mënyrë federata ka zgjedhur Menezes, që është bërë i famshëm për ringritjen në divizionin e parë, të skuadrës së Gremios në 2005, dhe më pas e çoi në finalen e 2007 në Coppa Libertadores.
Shtuar më 24/07/2010, ora 12:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori