E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Trajneri i Romës: Real Madridi nuk e ndjen mungesën e Ronaldos
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, beson se Real Madridi e ka skuadrën me kualitetin më të mirë në Evropë, edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos, të cilin nuk ia ndiejnë mungesën. Sipas tij, tani ata luajnë më shumë si ekip i bashkuar.

“Cristiano Ronaldo? Ai ishte vendimtar në ndeshje për ta në të kaluarën, por skuadra e Real Madridit nuk është duke e ndjerë mungesën e tij. Real Madridi është skuadër me kualitetin më të lartë në Evropë”, ka thënë Di Francesco.

“Kjo do të thotë se ata nuk bëjnë shumë gabime, si edhe skuadrat e tjera spanjolle. Ata e mbajnë posedimin e topit me lehtësi dhe nuk bëjnë shumë gabime. Ata e kanë një mënyrë të bashkëpunimit që i bënë ata edhe më të fuqishëm sesa janë”.

“Ne do të tentojmë të mos e ndryshojmë mentalitetin tonë, do të jemi agresivë dhe do të tentojmë të luajmë si zakonisht. E dimë se nuk do të jetë e lehtë ta bëjmë këtë gjë kundër Real Madridit, por ne nuk do të presim aty për të na goditur sepse atëherë do të humbasim”, deklaroi Di Francesco.
Shtuar më 19/09/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori