Trajneri i Rumanisë shpërthen pas ndeshjes
Anghel Iordanescu, strategu i rumunëve ka shpërthyer pas ndeshjes. Ai sulmoi ashpër gazetarët pas humbjes me Shqipërinë.

“Unë ju njoh si gazetarë që gjithmonë e shkatërroni imagjinatën e futbollit. Ne pësuam humbje, por kjo nuk ishte një mbrëmje e zezë.

Humbja është humbje dhe ndjehemi keq për këtë. Patëm shumë raste për gol. Nisëm mirë ndeshjen, por për shkak të një gabimi në mbrojtje, pësuam gol.

Mendoj se tifozët e Shqipërisë i dhanë energjinë e mjaftueshme ekipit dhe kjo i ndihmoi atyre të shënonin”, ka thënë Iordanescu pas ndeshjes.
Shtuar më 20/06/2016, ora 00:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori