Trajneri i Serie A detyrohet të mbyllet në karantinë
Trajneri i Cagliarit, Walter Zenga është personi i rradhës që është detyruar të mmbyllet në karantinë për shkak të koronavirusit.

Edhe pse nuk ka asgjë serioze, Zenga është është futur në një parandalim të thjeshtë, që njihet si karantinë paraprake.

Lajmi raportohet nga Corriere dello Sport, që shpjegon se trajneri i ri i Cagliarit, duhet të qëndrojë në qendrën sportive ‘Assemini’ për dy javët e ardhshme.

Zenga nuk ka shfaqur simptoma dhe nuk është i prekur nga koronavirusi, por siç parashihet nga Qarku i Sardenjës përmes një rregulloreje të veçantë, gjithë ata që janë ardhur nga ajo që më parë ka qenë e vetmja zonë e kuqe në Itali, Lombardia, duhet të shmangin sa më shumë kontaktet me të tjerët, deri në kalimin e një periudhe të caktuar.

Kujtojmë se shkaku i koronavirusit, të gjitha ndeshjet në Serie A janë shtyrë deri më 3 prill.
Shtuar më 11/03/2020, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori