Trajneri i Skocisë, Alex McLeish vuan mungesat vlerësime Grezdës.
Pëlqej
Trajneri i Skocisë, Alex McLeish doli para mediave në konferncë për shtyp në prag të përballjes ndaj Shqipërisë të shtunën në Loro Borici në takimin e vlefshëm për Ligën e kombeve.

Trajneri skocez qan mungesat e shumta që ka në skuadër, por nuk la pa vlerësuar Eros Grezdën i cili luan në kampionatin skocez me Rangers.

“E di që kam shumë mungesa në ekip, por ne jemi përgatigur gjatë të gjithë javës me ekipin. Lojtarët që kam më vetë janë përgatitur për të marrë rezultatin që na duhet.

Ne kemi bërë ndeshje të mira këto kohë. Janë detajet që na mungojnë. Kemi luajtur me ekipe që nuk i njohim, por jam i vetëdijshëm që mungesat janë problem për ne.

Ai nuk la pa vlerësuar Eros Grezdën. Po përmirësohet shumë, por duhet të gjejë formën, sidomos në ligën skoceze ku luhet një futboll shumë i shpejtë. Deklaroi trajneri i Skocisë Alex McLeish. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2018, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori