Trajneri i Southampton shpjegon situatën e Virgil van Dijk
Trajneri i Southampton Mauricio Pellegrino ka refuzuar të diskutojë mbi mbrojtësin Virgil van Dijk.

Holandezi mbetet nën radarët e Liverpoolit, ndërsa Southampton këmbëngul se ai do të qëndrojë, dhe presidenti deklaroi më parë këtë javë se nënshkrimi i ri Wesley Hoedt ishte nënshkruar për të luajtur së bashku me hollandezin, jo për ta zëvendësuar, përcjell Albeu.com.

"Unë nuk kam asnjë informacion dhe unë nuk dua të jap ndonjë mendim për këtë," tha ai kur u pyet për një marrëveshje të mundshme me Chelsean për Van Dijk. "Është një situatë ku asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk kam asgje për të thënë." /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori