Trajneri i Stoke Cityt, Paul
Lambert, e ka lartësuar Xherdan Shaqirin duke e quajtur lojtar të
klasit botëror pas performancës që shqiptari zhvilloi sot ndaj Leicester Cityt në Premier League.
"Siç kam thënë edhe më parë ai [
Shaqiri] është vërtet lojtar i
klasit botëror dhe ishte i pafat me vizionin e tij në pjesën e dytë." tha fillimisht ai.
"Ai bën që gjërat të ndodhin. Fatmirësisht ai po luan shumë mirë, që është fantastike për ne", është shprehur
Lambert për Sky Sports. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018,
ora 20:40