Trajneri i Suedisë tregon nëse Ibra do marrë apo jo pjesë në Botëror
Pëlqej
Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk është përfshirë në planet e tija për Kupën e Botës. Ai tha se nuk ka kthim pas për ish-futbollistin e Juventusit, Milanit dhe Interit.

“Ai hoqi dorë nga ekipi kombëtar pas kampionatit evropian, një vendim që unë respektoj”, tha trajneri për Kicker.

“Nëse vendos të largohet nga skuadra, nuk mendoj se duhet të kthehet. Sidoqoftë, ai nuk më thirri, por nuk është i përfshirë në planet e mia për Kupën e Botës”, konfirmoi suedezi. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori