FNSH blindon Sarandën, nisin kërkimet për "Eskobarin e Ballkanit"
Trajneri i Torpedos: I frikësohem shumë Kukësit
Pëlqej
Torpedo Kutaisi mposhti thellë, 5-2 Kukësin në ndeshjen e parë në Europa League, për turin e tretë eliminator, dhe trajneri i gjeorgjianëve duket i kënaqur me rezultatin.

Kakhaber Çketiani deklaroi se edhe në ndeshjen e kthimit, vjen në Shqipëri për të marrë maksimumin.

“Jemi të lumtur që fituam me një rezultat të thellë. Nuk kishte shans që të humbnim ato raste për gol që krijuam. Në ndeshjen e sotme pashë që goditjet e tyre standarte janë shumë të rrezikshme. Për fat të keq, në fund të takimit humbëm përqendrimin, dhe Kukësi tregoi dhëmbët. Duhej të menaxhonim lojën edhe për pak minuta. Sigurisht që në ndeshjen e kthimit kundërshtari do luftojë në fushën e vet, por ne shkojmë për të marrë maksimumin. Duhet të tregohemi profesionistë dhe kam besim te çunat e mi. Dua të falenderoj edhe tifozët që na mbështetën këtu në Tbilisi”, deklaroi trajneri i Torpedos.
Shtuar më 09/08/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori