Trajneri i Valencias: Çelësi është ti mbyllim hapësirat Messit
Nuk është fshehtësi se çdo trajner që përballet me Lionel Messin e kalon shumicën e kohës së përgatitjeve duke i planifikuar mënyrat për ta ndalur superyllin argjentinas. I tillë është edhe rasti i trajnerit të Valencias, Marcelino, i cili po e bën të njëjtën gjë para finales së Kupës së Mbretit.

Nëse Valencia synon të arrijë rezultat pozitiv, atëherë do t’i duhet ta bllokojë plotësisht yllin e Barcelonës por nuk do ta ketë të lehtë.

Në dy ndeshjet mes këtyre dy ekipeve në La Liga këtë sezon, Valencia ishte e para që kalonte në epërsi, por në fund do të binte viktimë e Messit, i cili në dy rastet ia nxori katalonasve barazimin.

Barcelona dhe Valencia do të përballen përsëri këtë sezon, në finale të Kupës së Mbretit këtë të shtune.

"Çelësi është të mos i lejojmë hapësirë Messit në këtë ndeshje. Problemi është se edhe pse duket se ai nuk jep shumë, aksionet e tij kanë ndikim vendimtar", tha Marcelino para ndeshjes.

Marcelino ka punuar ditë e natë për ta gjetur një zgjidhje, e cila mbase është bërë më e lehtë nga mungesa e Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles, por ta ndalesh Messin nuk është më vështirë se që thuhet. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori