Trajneri i Vitit, Messi votoi Mourinhon
Lionel Messi votoi Jose Mourinhon në votimet për Topin e Artë për trajnerin më të mirë të vitit. Kapiteni i Argjentinës votoi të tretin portugezin e Chelsea-t, pas Alejandro Sabellas dhe Pep Guardiolës.

Ky votim është shumë interesant pasi vjen pas lajmeve në mediat britanike se Messi sezonin e ardhshëm do të luajë për Chelsea-n.

"Mourinho është një trajner i madh. Të pëlqen apo jo si person, duhet të pranosh që është trajner shumë i zoti", tha ylli argjentinas pas dorëzimit të çmimeve.

Të hënën, Messi deklaroi se nuk e di ku do të luajë sezonin e ardhshëm, ndërsa një javë më parë nisi të ndiqte në Instagram klubin londinez. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori