Trajneri i Wolves jep lajme të mira rreth Jimenez
Trajneri i Wolves, Nuno Santo ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e futbollit.

Nuno ka folur për rehabilitimin e sulmuesit, Raul Jimenez dhe beson se lojtari mund të rikthehet të luaj në këtë sezon.

Jimenez u lëndua gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, pas një përballje të ashpër kokë më kokë me David Luizin.

Jimenez u lëndua rëndë, pasi iu nënshtrua menjëherë një operacioni të rrezikshëm në kokë.

Edhe pse u deklarua se sezoni për sulmuesin meksikan kishte përfunduar, Nuno gjatë një interviste tha se lojtari ka gjasa të luaj në këtë sezon.

"Ne jemi shumë pozitiv se kjo do të ndodhë. Ai po punon shumë, shumë mirë", ka thënë Nuno.

29-vjeçari gjatë këtij sezoni ka luajtur 11 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.
Shtuar më 27/01/2021, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori