Trajneri ka dy fjalë për Coutinhon pas dështimit në ndeshjen e parë
Pavarësisht se u largua nga loja në minutën e 66’, trajneri i Barcelonës nuk ka kursyer mbështetjen për Coutinhon i cili sipas tij po përshtatet me lojën e katalanasve.

“Futbollistët nuk janë makina, që hyjnë në një ekip të ri dhe fillojnë të punojnë maksimalisht që në ndryshimin e parë. Sidoqoftë, unë e kam parë mirë", deklaroi Valverde.

Debutimi i Coutinhos në “Camp Nou” u komentua gjatë nga shtypi spanjoll për shkak të minutave të pakta të vendosur në dispozicion të brazilianit.

Megjithatë trajneri Ernesto Valverde nuk sheh vend për shqetësim,

“Futbollistët nuk janë makina, që hyjnë në një ekip të ri dhe fillojnë të punojnë maksimalisht që në ndryshimin e parë. Sidoqoftë, unë e kam parë mirë”, deklaroi Valverde.

“Është një hap tjetër. Fillimisht ka luajtur 20 minuta, ndërsa dje pak më shumë kohë. Le të shohim nëse ai do të integrohet pak nga pak”, shtoi ai.
Shtuar më 29/01/2018, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori