Trajneri legjendar i Serisë A njofton largimin në fund të sezonit
Claudio Ranieri i cili mori drejtimin e Romës në mars të këtij viti do të largohet në fund të këtij sezoni, shkruan Albeu.com.

"Unë erdha në Romë sepse kur e mora telefonatën nga ky klub, si tifoz, reagova me shumë emocione dhe dëshirë për ta ndihmuar Romën nga momenti i vështirë", ka thënë Ranieri.

"Puna ime këtu do të vazhdojë deri në fund të sezonit. Kur këto tri ndeshje të përfundojnë, edhe puna ime këtu do të marrë fund...", tha ai.

Edhe pse do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi romak, ai po lufton që ti sigurojë Romës një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm teksa është vetëm 3 pikë larg Atalantës të vendit të 4 kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i Serisë A. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2019, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori