Trajneri që fitoi Championsin më Chelsea i sugjeron trajnerin e ri "bluve"
Ish-trajneri i Chelseat, Roberto Di Mateo, e ka përshkruar Frank Lampardin si personin e duhur për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin në pozitën e trajnerit në Stamford Bridge.

Maurizio Sarri besohet se do të largohet nga Chelsea edhe pse edhe s’i ka bërë 12 muaj që kur është emëruar në këtë pozitë. Ai besohet se do të jetë zëvendësuesi i Massimiliano Allegrit në pozitën e trajnerit të Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Legjenda e “The Blues”, Frank Lampard, raportohet si favoriti për ta zëvendësuar Sarrin, pas suksesit që ka treguar qysh sezonin e tij të parë si trajner me klubin e Championshipit, Derby Countyn, që arriti në finale të play-offs për promovim në Premierligë.Disa tifozë dhe analistë e kanë vënë në dyshim aftësinë e Lampardit për ta drejtuar Chelsean për shkak të mungesës së përvojës, mirëpo Di Matteo beson se ish-klubi i tij duhet të rrezikojë dhe ta emërojë 40-vjeçarin.

“Ai është definitivisht personi i duhur. Ai e ka personalitetin që kërkohet. E ndoqa Derbyn vitin e kaluar dhe skuadra e tij luante futboll shumë të mirë. Ai e ka të gjithë përvojën e kësaj bote”, ka thënë Di Matteo.

“Është një kombinim i përsosur. Nëse është vendimi i duhur apo jo, vetëm koha do ta tregojë këtë gjë. Ju mund të thoni se është shumë herët, por ti duhet t’ua japësh njerëzve mundësinë. Frank i ka të gjitha mjetet dhe mendoj se shumë njerëz do të gëzohen nëse ai emërohet si trajneri i ri”.

Di Matteo e kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe atë të Fa Cup gjatë tetë muajve sa e drejtoi Chelsean në vitin 2012.
Shtuar më 15/06/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori