Trajneri serb Milahlovic flet për aktivizimin e Ajetit te Torino
Arlind Ajeti është në pritje të shansit të tij te Torino teksa tashmë është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka shanse reale që të kthehet në protagonist në javët e ardhshme pasi shokët e tij të repartit po gabojnë shumë.

Kjo është konfirmuar edhe nga trajneri “granada”, Sinisa Mihajlovic, që nuk u shpreh shumë i kënaqur me barazimin e arritur në fushën e Udinese-s.

Ajeti është mirë fizikisht, por ende nuk mund të luajë 90 minuta të plota. Ai është një lojtar ndryshe nga të tjerët, pasi po flasim për një mbrojtës tipik që markon dhe do të ketë hapësirat e tij.

Kur flisja për atë që ekipi duhet të bëjë dhe vëmendjen që duhet ti kushtojmë detajeve, e kisha fjalën pikërisht për këtë karakteristike. Nuk mund ti shpenzojmë të gjitha energjitë për një pjesë loje dhe pastaj të ecim në fushë”, u shpreh strategu serb për mediat italiane.


Shtuar më 01/11/2016, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori