Trajneri serb Mihajlovic flet për gafën e Ajetit
Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic pas barazimit ndaj Emplit ka folur për mediat italiane, teksa sigurisht nuk mund të evitohej dhe një reagim për gabimin e Ajetit, që i kushtoi golin e barazimit granatave, raporton albeu.

Strategu serb në fakt çuditërisht nuk e kritikon Ajetin, dhe i pyetur nëse është i nxehur me të ai përgjigjet:

"Jo, ai ishte i pafat. I fola duke i shpjeguar se fusha ka një terren të vështirë, dhe thjeshtë duhet të largonte topat dhe ta godiste me një forcë më të madhe kur të pasonte. Nuk ka nevojë për shpjegime për disa gjëra sipas mekje. Futbollistët e dinë më së miri pasi i përshtaten kondicionit të fushës. Terreni i fushës na ka penalizuar shumë", tha Mihajlovic.

Shtuar më 06/02/2017, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori