Trajneri slloven: Në Tiranë për 3 pikë
Sllovenia vjen me një objektiv të qartë në Tiranë, të dalë nga "Qemal Stafa" me tre pikë. Pas dy humbjeve radhazi në dy ndeshjet e para, fitorja me Qipron ka ngritur moralin e rivalëve ballkanas, të cilët synojnë të marrin maksimumin ndaj kuqezinjve duke u bazuar dhe në një studim të detajuar të kombëtares sonë, siç konfirmohet dhe nga fjalët e trajnerit Slavisa Stojanoviç, që duket se nuk i ka shpëtuar asnjë element apo individ te përfaqësuesja e De Biasit.

"Shqipëria është një skuadër e vështirë. Besoj se janë të motivuar për të bërë rezultat ndaj nesh ashtu sic jemi dhe ne. Nuk do të jetë e lehtë por kemi ardhur në Tiranë për të bërë rezultat dhe për t’u larguar që këtej me fitore. Sigurisht që duhet të djersisim shumë në fushë, pasi e kam parë Shqipërinë me Qipron dhe Islandën dhe është një skuadër që luan mirë. Njoh disa lojtarë tuajët, si Cana, Bogdani, Bulku apo Cani. Gjithahtu De Biasi është një trajner i paparashikueshëm, ndryshon përherë formacionin dhe nuk do të jetë e lehtë të gjej lëvizjen e tij të radhës", tha trajneri i Sllovenisë.

Jehona e shiut të së premtes që përmbyti qemal stafën duket se ka mbërritur deri te Stojanovic që pranon se këtë shpreson që të mos ketë reshje, pasi një terren i rënduar do të penalizonte skuadrën e tij.

"Uroj që të mos ketë shi këtë herë, pasi ne jemi një skuadër që luajmë me topa të shkurtër dhe normalisht dicka e tillë do të na penalizonte dhe pse terreni I rënduar përgjithësisht është penalizues për një lojë të bukur për të dyja skuadrat", vijoi Stovanoviç.

Aktualisht Sllovenia ashtu si Shqipëria ka tre pikë në renditje, duke pasur të njëjtën ecuri me një fitore dhe dy humbje pas tre ndeshjeve të para. /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2012, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori