Trajneri Tottenahm për Virgil Van Dijk: Tani e kuptoj pse janë paguar 84 milion euro për atë lojtar
Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, në prag të ndeshjes "big" të Premier League ndaj Liverpool, ka folur për atë që konsiderohet si mbrojtësi më i shrenjtë në histori, Virgil Van Dijk.

Ai u ble pre 75 milionë stërlina (rreth 85 milionë euro) nga Liverpool janarin e 2018-ës nga Southampton. Kjo shumë asokohe u konsiderua si një çmenduri, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës dhe jo për një sulmues, që shënon.

"Njerëzit e kritikuan shumë skuadrën e Liverpool që shpenzoi atë shumë për të blerë për Van Dijk. Gjithsesi, unë ju konfirmoj sot se “reds” kishin të drejtë që paguan aq shumë për holandezin. Ai i meriton ato parà dhe tani e kuptoj këtë. Paguan aq shumë, pasi në ato momente kërkonin mbrojtësin më të mirë në Angli. Ishin të sigurtë se Van Dijk do të përforconte mbrojtjen dhe kishin të drejtë. Ja ku janë sot", tha Pochettino. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori