E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Trajneri Tottenham zbulon favoriten për fitimin e Champions
Tottenham-i i tij, duke eliminuar Borussia Dortmund, fitoi biletën për në çerekfinalen e Champions League, aty ku do të sfidojë Manchester City, në një derbi të gjithin anglez.

Gjithsesi, trajneri i Spurs-ave, Mauricio Pochettino, sikurse raporton "AS" nuk ka dyshime se cila është skuadra më favorite mes të tetave, për të fituar trofeun e Champions League.

"Nëse ka një skuadër favorite, atëherë ajo është pa asnjë dyshim Barcelona. Kanë futbollistë të nivelit më të lartë, përveç Messit që është një gjeni, më i miri në botë. Për më tepër që Valverde po bën një punë fantastike", deklaroi trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

"Pastaj ka formacione si Manchester City dhe Juventus, që janë ndërtuar për të fituar këto lloj garash. City është një skuadër shumë e fortë, jo vetëm që kur ka ardhur Guardiola. Ne do të luajmë në stadiumin tonë të ri, përballë 62.000 tifozëve. Kjo gjë do të na motivojë edhe më shumë", përfundoi Pochettino. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori