Trajtoheni Falcaon si Messi dhe CR7
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, akuzon arbitrat se nuk tregojnë respektin e duhur për yllin e skuadrës së tij, sulmuesin kolumbian Radamel Falcao.

"Nuk më pëlqen që të flas për të tjerët por sa herë që preket Messi apo Cristiano Ronaldo gjithnjë arbitrat japin faull. Shpresoj që në të ardhmen arbitrat të jenë më të përgjegjshëm dhe të tregojnë respektin e duhur kundrejt një supertalenti siç është Falcao", deklaroi Simeone në një intervistë për gazetën portugeze "A Bola". /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2012, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori