Tramezzani fjalë prekëse para largimit: U jam mirënjohës shqiptarëve
Paolo Tramezzani do të nisë shumë shpejt një aventurë të re te Lugano, ndërkohë pak para se të largohej me avion për në Zvicër ka dhënë intervistën e fundit duke rrëfyer emocionet në pankinën kuqezi.

“5 vjet me shumë suksese, i kam jetuar në mënyrë shumë intensive, shumë profesionale, duke kërkuar të jap maksimumin për Gianni-n, duke u vënë në shërbim të tij dhe të Federatës. Ishte një punë shumë impenjative, në fillim shumë e vështirë, por jam shumë i kënaqur për atë që ja kemi dalë të bëjmë për Kombëtaren Shqiptare, si dhe për atë që ju dhamë dhe transmetuam tifozëve dhe gjithë popullit”.

Padyshim që një raport i vecantë ka qenë ai me Gianni De Biasin, jo thjesht fjalë të mira për trajnerin e Kombëtares. Tramezzani e vlerëson maksimalisht.

“Ishte eksperienca e punës më e bukur dhe më e rëndësishme e jetës time, besoj se nëse sot arrita të vendosem në këtë situatë të favorshme, është pikërisht pasi pranë tij kam mësuar shumë, kam patur mundësinë për t’u rritur dhe për t’u përballur me gjërat, do të ruaj gjithnjë atë që më dha në aspektin futbollistik, në këndvështrimin e ndjenjave dhe miqësia, dhe mbi të gjitha në këndvështrimin e raportit që kemi patur pasi mund të them që deri në këtë moment është personi më i rëndësishëm që kam gjetur në botën e futbollit”, tregon ai për Super Sport.

Po Shqipëria, Shqiptarët, duket sikur që tani Tramezzani ka mall e nostalgji për vendin dhe njerëzit që po lë, një vend dhe një popull që thotë se i ka mësuar shumë.

“Më keni mësuar se çfarë do të thotë të vuash në jetë, më mësuat se çfarë do të thotë të jesh krenar për atë që bën. Më bëtë të ndihem njëri prej jush. Kam marrë shumë më tepër se ajo që kam dhënë në këtë aspekt. Iki me kënaqësinë se kam kontribuar për të bërë të lumtur një popull të tërë, i cili meritonte t’i përjetonte emocionet që i dha skuadra.

Jam mirënjohës që kam mundur të përjetoj 5 vjet këtë eksperiencë në këtë vend dhe të njoh direkt këtë popull që më parë nuk e njihja. Do t’i mbaj me vete këto ndjenja dhe kjo është një lidhje që do të zgjasë gjithë jetën”, u shrpeh Tramezzani.

Shtuar më 21/12/2016, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori