Mungon
vetëm zyrtarizimi, por Paolo
Tramezzani nuk do të jetë më numri 2 i stafit teknik të kombëtares shqiptare. Krahu i djathtë i trajnerit Gianni De Biasi do të largohet nga kombëtarja shqiptare për të marrë
drejtimin e
Luganos.
Ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës zvicerane pas largimit nga ky post i një tjetër italiani, Andrea Manzo. Skuadra e
Luganos nën
drejtimin e Manzo-s kishte arritur
vetëm 18 pikë në 18 ndeshje të luajtura.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat italiane të cilat shkruajnë se tashmë
Tramezzani duhet të zgjidhë kontratën me FSHF-në. Sipas televizionit RSI,
Tramezzani ishte
vetëm një hap larg firmës për stolin e
Luganos verën e kaluar, që kur klubi ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Zeman.
Shtuar më 20/12/2016,
ora 13:34