Tramezzani nesër zyrtarizohet te Sioni
Paolo Tramezzani nesër pritet që të firmos kontratën me skuadrën e Sionit në kampionatin zviceran të futbollit. Ish-ndihmësi i De Biasit e mbylli aventurën e tij te Lugano pas një gjysmë sezoni super dhe tani do ta rinisë nga e para te një tjetër klub zvicerian.

Tramezzani do të ketë një tjetër avantazh te Sioni, pasi këtu mund të transferojë edhe lojtarë të kalibrit dhe të njohur në Europë, ku trajneri ka filluar menjëherë të mendojë për çështjen e merkatos madje ka piketuar edhe një emër “big” për mesfushën e skuadrës së tij të re.

Bëhet fjalë për Valon Behramin, i cili tani është një lojtar i lirë pas largimit nga Watfordi.
Shtuar më 11/06/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori