Tramezzani pozon para 34 trofeve të Juves, harron Interin (FOTO & VIDEO)

Paolo Tramezzani sot ka qenë i pranishëm në “Juventus Stadium”, për të përgatitur të ardhmen e trajnerëve në Itali. Ish-ndihmësi i De Biazit, aktualisht trajner i Luganos në Zvicër, prej disa vitesh zhvillon seminare me trajnerët e nivelit amator apo në hapat e parë të tyre në këtë profesion.

Sot ai ishte në Torino, pasi seminari i radhës në të cilën merrte pjesë zhvillohej pikërisht në ambientet e brendshme të “Juventus Stadium”, siç ka treguar vetë me krenari Tramezzani nëpërmjet disa fotosh dhe një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Duket si ai ka harruar të kaluarën e tij si futbollist i Interit dhe tifoz i zikaltërve, dhe faktin se të dyja skaudrat kanë pasur përplasje pas "Calcopolit".

Shtuar më 25/04/2017, ora 15:27
Tage: festa
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori