Tramezzani shumë shpejt mund të bëhet trajner i Gashit
Ish-ndihmësi i Xhani De Biasit në drejtimin e Kombëtares shqiptare, Paulo Tramexani, mund të marrë stolin e ekipit amerikan Kolorado Rapids.

“Calciomercato.it” shkruan se nëse tekniku zbarkon në Amerikë, ai do të ketë nën urdhërat e tij edhe lojtarin e Kombëtares tonë, Shkëlzen Gashi, kjo pasi Shkëlzeni aktivizohet në atë ekip.

Trajneri dhe ekipi tani kanë filluar negociatat dhe marrveshja pritet të mbyllet në orët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2018, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori