Tramezzani si De Biasi, bëhet shqiptar pas largimit (FOTO)

Dita e sotme ka qenë mjaft e rëndësishme për stafin aktual të Kombëtare shqiptare të futbollit, por edhe për Paolo Tramezzanin, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë për ish- ndihmësin e Xhani De Biasit te përfaqësuesja kuqezi, i cili aktualisht mban postin e trajnerit të Luganos në Zvicër.

Por Tramezzani nuk ka qenë i vetmi qe ka përfituar nga ky dekret. Një pasaportë shqiptare do të marrë gjithashtu edhe përgatitësi atletik Alberto Bela, gjë e cila ndodh dy vite pas pasaportës së marrë nga vetë trajneri Gianni De Biasi.

Nw prag të ndeshjes me Italinë, i gjithë stafi teknik, duke përjashtuar të sapoemëruarin Veroneze, do të jenë me nënshtetësi shqiptare.

Gjithashtu, në listën e këtij dekreti të fundit të nënshtetësisë janë edhe disa futbollistë si Çlirim Shabani, Elvir Maloku, Taulant Seferi dhe Arbenita Curra.
Shtuar më 21/03/2017, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori