Trammezani kërkon një tjetër shqiptar te Lugano
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani ka vendosur për të formuar një koloni shqiptarësh te skuadra e Luganos. Pas afrimit të Sadikut, emri i radhës që mund t'i bashkohet është mbrojtësi Andi Lila.

Mbrojtësi që luan te Pas Janina ka marr një ofertë nga skuadra zvicerane e Luganos, e cila është e gatshme të paguajë 300 mijë euro për futbollistin shqiptar.

Lila pati një transferim drejt Parmës në Seria A, por që nuk rezultoi e suksesshme për shkak se falimentoi. Trammezani po punon për afrimin e Lilës pranë Luganos, për të pasur në skuadër dy lojtarët që i njeh mjaft mirë./albeu.com/


Shtuar më 11/01/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori