Tirana fitoi kundër Kukësit, Greg Rama i bashkohet festës bardheblu

Tirana ka fituar ditën e djeshme në lojën me Kukësin. Një festë legjitime për lojtarët bardheblu që kanë marrë kreun e klasifikimit pas shumë javësh në ndjekje të verilindorëve.

Por festa e klubit kryeqytetas ka pasur dhe një të ftuar ndryshe, Greg Ramën, djalin e kryeministrit Edi Rama, që ka festuar me ekipin e Tiranës.

Një foto e Majkëll Ngo me Gregun e postuar nga sulmuesi në rrjetet sociale, është dëshmia që tregon se zemra e djalit të kryeministrit Rama është bardheblu shkruan bw.

Tashmë për Tiranën fillon java e derbit dhe ekipi i drejtuar nga Egbo do suksesin e radhës për të vijuar rrugën drejt titullit të 25-të kampion, që do të kurorëzonte në mënyrën më të mirë 100-vjetorin e krijimit të klubit.

Ndërsa në familjen Rama do të kemi derbin e radhës, pasi xhaxhai i Gregut, Olsi Rama, është drejtori i Partizanit.

Shtuar më 22/02/2020, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori