Tranjeri i Al Saad: Më duhen 16 lojtarë për të ndalur Barçën
Në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Japoni, Al Sadd nuk ka asnjë shans ndaj Barcelonës dhe këtë fakt e pranon edhe trajneri uruguajan i skuadrës së Katarit. Trajneri Jorge Fossati “ngriu” të gjithë gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp për përballjen me Barçën teksa tha se kam një plan për të ndalur kampionët spanjollë.

“Kam një plan, dhe e di si ta ndal Barcelonën. Do t’i kërkoj FIFA-s, që të japë OK për të zbritur në fushë me 16 lojtarë ndaj spanjollëve, nëse ma plotësojnë kërkesën dhe te luajmë me 15 apo 16 lojtarë, atëherë po që kemi shanse!”.

Sigurisht që tekniku Fossati e di shumë mirë që në futboll luhet 11 kundër 11 por kërkesa e tij ishte sa ironike por edhe realiste për të treguar se Barcelona e ditëve të sotme nuk ka rivalë në fushë.

Për të përforcuar edhe atë që tha trajneri uruguajan, kapiteni i Al Sadd, Abdulla Koni u përgjigj me një pyetje retorike interesit të gazetarëve për shanset ndaj Barçës: Kur nuk e ndali Reali i Madridit, kush do ta mundë skuadrën e Guardiolës? /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2011, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori