Tranjeri i Manchester United “kërcënon” Barcelonën: Përmbysja ndaj PSG na frymëzon
Ole Gunnar
Solskjaer thotë se triumfi i katalanasve në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve nuk ka fort rëndësi, pasi
Manchester United do t’i duhet një përpjekje krejt e re për ta “hequr qafe”
Barcelonën. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 1-0 në ndeshjen e parë, në “Old Trafford”, por shpresojnë të përsërisin atë që bënë me PSG, në raundin e kaluar.
Ajo përmbysje në kthimin me PSG solli kujtimet e triumfit të vitit 1999, kur vetë
Solskjaer ishte protagonist i madh në fushë,
kundër Bayern Munich. Gjithsesi, ai moment nuk ka rëndësi tani, thotë
Solskjaer, pasi klubi përballet me një test tjetër:
"Jo, unë nuk bazohem tek ajo përmbysje e madhe historike, sepse ndodhi
kundër Bayern Munich. Asokohe ishte finale, ishte diçka ndryshe. Ne do të frymëzohemi nga ndeshja e kthimit me PSG. Kemi mundur disa ekipe të mira larg shtëpisë këtë sezon dhe kemi luajtur
kundër disa
lojtarëve të mëdhenj".
Solskjaer do të mbështetet te lojtarë si Marcus Rashford, Anthony Martial, Romelu Lukaku dhe Paul Pogba për të siguruar golat e nevojshëm, në mënyrë që
Manchester United të mund të shkojë në gjysmëfinale të garës: "Shikoni cilësinë e këtyre
lojtarëve dhe kjo përbën kërcënim për
Barcelonën. Ne kemi mundësi për të shënuar gola në “Camp Nou”.
Sigurisht, ajo që bëmë
kundër PSG duhet t'iu japë të gjithëve besim. Përmbysja në Paris ishte përvoja më e mirë që këta lojtarë kanë pasur për shumë vite, shrkuan TS.Ata ndoshta po ëndërrojnë për një tjetër natë të paharrueshme në Barcelonë".
Shtuar më 15/04/2019,
ora 09:10