Transferimet zyrtare të 10 klubeve të Superligës (FOTO)

Pas përfundimit të periudhës dimërore të transferimeve 1 janar-31 janar 2017 (ora 00.00), korrektësisht dhe brenda limitit minimal të parashikuar në Rregulloren e Aktivitetit, Sektori i Garave në FSHF, si përherë ka publikuar të gjithë emrat e futbollistëve të cilët kanë marrë konfirmimin e plotë zyrtar nga sistemi për të luajtur me skuadrat ku dhe janë federuar.

Siç shihet dhe nga tabelat respektive për secilën skuadër, priten edhe konfirmimet e ITC-së nga Federatat përkatëse ku ka qenë së fundmi futbollisti i federuar (për lojtarët e ardhur nga jashtë), të cilat janë vetëm plotësim dokumentacioni për lojtarin përkatës.

Vetëm me ardhjen e ITC (kartonit ndërkombëtar të transferimit) lojtari mund të aktivizohet me skuadrën përkatëse ku ka ardhur. Këto janë konfirmet e fundit për federimet ndërkombëtare për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë, ndërsa për Kategorinë e Dytë, ato përfundojnë 5 ditë përpara rifillimit të kampionatit.

Shtuar më 01/02/2017, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori