Transferimi 2.7 milionë euro, Rei Manaj shmang katastrofën ekonomike të klubit spanjoll
Viti 2020 ka qenë katastrofë për të gjitha skuadrat e futbollit dhe asnjë nuk e ka mbyllur sezonin me bilanc pozitiv.
Zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë dhe ndalesa e kampionateve për një kohë të pacaktuar solli kolaps në ekonomi. Por ekipi i Albasetes mund të kishte përjetuar momente më të vështira në rast se nuk do të shiste në janarin e kaluar Rei Manajn.
Sulmuesi i Kombëtares
shqiptare u
transferua nga Albasete drejt Barcelonës C për 2.7 milionë
euro.
Formula ishte 700 mijë
euro dhe 2 të tjera në formë bonusesh dhe për momentin Rei ka sjellë në arkat e
klubit 1.4 milionë
euro, shifër kjo e cila shërben për të zbutur disi humbjet e mëdha që kishte skuadra.
Shtuar më 25/12/2020,
ora 10:33