Transferimi i Lampard, Wenger "thumbon" City-n
Pëlqej
Transferimi i Frank Lampard te Manchester City në formën e huazimit nga New York City nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Arsnealit, Arsen Weneger, që e konsideroi këtë lëvizje si një strategji e "Citizens" për t’iu shmangur Fair–Play-t financiar.

64-vjeçari francez mendon se lejimi i klubeve të mëdha për të patur skuadra satelite u krijon atyre një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalëve në merkato.

"Nuk e di, ndoshta është një mënyrë sjelljeje për të shmangur problemet me Fair-Play-n financiar. Gjithsesi ne jemi të lumtur që mund të përqendrojmë burimet tona ekonimike vetëm te klubi ynë", është shprehur Wenger.

Trajneri i "Topçinjve" i thumbon edhe më tej rivalët e Premier League, që kërkojnë të blejnë 5 skuadra në të gjithë botën.

"Pas fjalëve që kemi dëgjuar gjithçka më duket e çuditshme. Të gjitha këto klube që janë të lidhura me Manchester City-n shërbejnë për të furnizuar pikërisht Citizens. Për momentin, futbollistët e blerë nuk mund të luajnë derisa të nisë kampionati amerikan i futbollit, pra mund t’i huazojnë atje ku dëshirojnë", tha francezi.

Vetëm gjatë kësaj merkatoje vere, New York City ka bërë dy blerje të mëdha, spanjollin David Villa dhe anglezin Frank Lampard. Para se ish-mesfushori i Chelseat të huazohej te Manchester City, ish-sulmuesi i Sevillas kaloi me të njëjtën formulë te Merlburn City, pasi MLS starton në Janar të 2015. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori