Transferimi i Messit te City dështoi, flet Pep Guardiola
Barcelona u trondit disa javë më parë pas dërgimit të burofaxit nga ana e Lionel Messit ku shprehte dëshirën për tu larguar nga katalanasit.

Një lajm që shkaktoi një protestë të madhe brenda blaugranëve. I kërkuar nga Manchester City dhe PSG, "Pleshti" në fund zgjodhi të respektojë vitin e fundit të kontratës, i vetëdijshëm se asnjë klub nuk mund të paguante 700 milionë eurot e pretenduara nga Barça. I pyetur për telenovelën Messi në një konferencë shtypi, Pep Guardiola nuk preferoi të tregonte shumë.

"Nuk mendoj se kam diçka për të shpjeguar. Leo Messi i ka shpjeguar ndjenjat e tij shumë mirë dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Ai është një lojtar i Barcelonës, ??një klub që e vlerëson. Për vendimin e tij për të qëndruar? Nuk e di. Kjo është një pyetje për Leo Messin. Dhe nuk mund të flas për vendimet e të tjerëve.
Shtuar më 20/09/2020, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori