Transferimi i Ronaldos/ "E turpshme futbolli ka dalë jashtë kontrollit"
Pëlqej
Transferimi i Ronaldos te Juventus bëri bujë të madhe në mediat sportive por në itali ka pekur edhe çështje jashtë futbollit.

Problem mbetet paga e majme e lojtarit plot 30 milion euro në sezon ku në itali shumë persona e kanë të vështirë që të sigurojnë gjërat më jetike dhe për këtë arsye kanë lindur shumë pakënaqësi.

Ditën e djeshme kanë qenë punëtorët e “Fiat” të cilat kanë thënë se do të bëjnë dy ditë grevë për këtë pasi atyre u kërkohen sakrifica të mëdha ekonomike ndërsa kur vjen fjala te Ronaldo çdo sakrificë hidhet poshtë.

Ndërkohë ditën e sotme ka qenë edhe presidenti i Kodakons (Koordinimi i Shoqatave për Mbrojtjen e Ambientit dhe Konsumatorit) që ka reaguar.

“Një kontratë imorale dhe e turpshme. Nuk vëmë në dyshim aftësitë dhe vlerën e lojtarit, por bota e futbolli ka dalë jashtë kontrollit tashmë, me çmimet dhe shpërblimet e lojtarëve që kanë arritur nivele astronomike, deri në atë pikë sa vënë në rrezik bilancet e klubeve. Për këtë arsye besojmë se magjistratura duhet të verifikojë korrektësinë e operacionit Ronaldo, duke u siguruar se mund të përballohet nga bilanci i Juventus”. – ka thënë Karlo Rienzi. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori