Transferimi i Sneijder, Interi dhe Reali merren vesh
Albeu.com
Spekulimet rreth transferimi të Wesley Sneijder po vazhdojnë, ndërsa njoftohet se Interi dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për holandezin, ndërsa vetë lojtari nuk është pajtuar me kushtet e transferimit.Interi dhe Reali arrijnë marrëveshje, Sneijder nuk pajtohet

Sipas 24oredisport.com, klubet janë pajtuar për shumën prej 19 milionë euro, 8.5 prej të cilëve do të paguhen tash, ndërsa 10.5 milionë në qershorin e ardhshëm.

Ndërkohë Sneijderit i është ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej 3.7 milionë euro për sezon.

Megjithatë, holandezi dëshiron të qëndrojë në Bernabeu dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë të Mbretërve, ndërsa të mërkurën shprehu mosinteresimin tij për t’iu bashkëngjitur kampionit të Italisë.
Shtuar më 14/08/2009, ora 23:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori