Transferimi më i ri i Liverpoolit del pozitiv me covid-19
Sipas raportimeve të fundit që vijë nga Greqia, transferimi i ri i Liverpoolit, Kostas Tsimikas ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë ditur faqja e cila merret me përditësimin e lajmeve për Liverpoolin, "Anfield Watch", ku ka shkruar se burimi është marr nga raportimet e gazetave greke, përcjellë IndeksOnline

Edhe pse Liverpooli ende nuk ka reaguar zyrtarisht për futbollistin e tyre, në media po qarkullon lajmi se ai është pozitiv dhe është vet-izoluar.

Shtuar më 05/09/2020, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori