Transferimi te Man.City-t do ti sillte Messit 500 milion euro
Ndërsa lufta me Barçën vazhdon, Messi po bën gjithçka të largohet pa asnjë kosto nga "Camp Nou".

Flitet se ylli argjentinas ka tashmë një marrëveshje në parim me Manchester City. Një marrëveshje me shifra stratosferike, sipas burimeve nga Katalonja.

Në fakt, gazeta "Sport" zbuloi se "qytetarët" do t’i garantonin argjentinasit një pagë neto prej 50 milionë euro (neto) në sezon për pesë vite, plus një shpërblim prej 250 milionësh të tjera.

Marrëveshja tashmë është arritur, për sa kohë që Leo arrin të largohet nga Barcelona pa paguar asnjë euro.

E ardhmja e gjashtë herë fituesit të "Topit të Artë" mbetet të përcaktohet, me gjithë respektin e duhur për ata që ende shpresojnë të hyjnë në një negociatë, që duket të jetë e përcaktuar në çdo detaj. Po, sepse, sipas "Sport", Guardiola dhe të tijtë kanë menduar gjithçka, duke anashkaluar edhe sanksionet e "fair play financiar".

Paga e argjentinasit, në rast të një transferimi në Manchester, do të ishte 50 milionë euro në sezon, por Messi do të luante vetëm tri vite në Premier League.

Në dy vitet e ardhshme, në të cilat do të vazhdonte të merrte të njëjtën pagë, do të vishte fanellën e Neë York City, gjithashtu në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed AlNahyan.

Përveç pagës marramendëse, do të kishte edhe një bonus neto prej 250 milionë euro neto në kohën e transferimit në MLS.

Një dredhi, që do ta lejonte Manchester City të shtynte shpërndarjen e bonusit të pasur, i cili, nëse do të ndodhte tani, do t’i ekspozonte britanikët nën kontrollin e UEFA-s.

Messi do të fuste në xhep 500 milionë euro neto, me perspektivën për të luajtur në nivele të larta për tri vite të tjera, para se ta përfundonte karrierën e tij në New York.
Shtuar më 31/08/2020, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori